Ja rezultati zgjedhor në Strugë sipas KSHZ

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 1 Nëntor, 2021 10:18

Ja rezultati zgjedhor në Strugë sipas KSHZ

101 vendvotime, 101 kuti të numëruara dhe 100 % vota përpunuara. Këto janë të dhënat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet e së dielës në komunën e Strugës, njofton Lobi

Numri i përgjithshëm i votuesve në listën e votuesve ka qenë 61.437, ndërsa votuan 26.430 qytetarë. Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë 956, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme ishte 25.474.

Në bazë të rezulltatit, Ramiz Merko ka fituar 13.763 vota kundrejt Idri Seferi e cili mori 11.711. Këto rezultate nxjerrin fitues Ramiz Merkon edhe për një mandat për të drejtuar Pushtetin Lokal në Strugë në katër vitet e ardhëshme. Lobi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 1 Nëntor, 2021 10:18