Interpelanca ndaj Filipçes, Milloshoski: Kemi mbështetjen edhe të partive tjera opozitare

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 14:06

Interpelanca ndaj Filipçes, Milloshoski: Kemi mbështetjen edhe të partive tjera opozitare

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski ka deklaruar se për interpelancën e Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe të parashtruar nga VMRO-DPMNE-ja, ka mbështetjen edhe të partive tjera opozitare, ndërkohë që ka shfaqur dhe shpresën se interpelanca në fjalë shumë shpejtë do të gjendet në rend ditе në seancë plenare.

“Mbështetje për interpelancën japin edhe partitë tjera opozitare dhe shpresoj se zoti Xhaferi do të vendos interpelancën në rend dite sa më shpejtë të jetë e mundur, për shkak se vlerësojmë se numri i të infektuarve, numri i viktimave, numri i të papunëve për shkak të keq menaxhimit me pandeminë dhe vrapimi pas provizioneve me fantom firma nga Hong Kongu në vend të furnizimit me vaksina për imunizimin e popullatës, janë arsye shumë të mëdha që një ministër vetë të dorëhiqet, por në rast se nuk ka guxim që të bëjë këtë, atëherë Kuvendi dhe deputetët t’i votojnë mosbesimin. Dhe i ftoj të gjithë deputetët nga të gjitha qytetet ti bashkëngjiten kësaj nismës tonë që ta shkarkojmë Filipçen”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 14:06