Institucionet shtetërore të meren seriozisht me personat autik

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 2 Prill, 2021 13:38

Institucionet shtetërore të meren seriozisht me personat autik

Me rastin e 2 Prillit, Ditës ndërkombëtare të Autizmit, shoqat për persona me nevoja të posaçme “Bashkarisht Mundemi”, organizoi pandel diskutimi me moton “Autizmi flet”. Profesori universitar Ali Musliu theksoi nevojën që institucionet shtetërore në vend të politikës dhe premtimeve boshe, të meren seriozisht me personat autik, të krijojnë kushte për një jetë më të dinjitetshme për ata dhe familjet e tyre, raporton Lobi

Shpendi Salija, drejtues i shoqatës “Bashkarisht Mundemi”, e cila ekziston mbi tre vite në Gostivar shpreh revoltën e tij që asnjë institucion kompeten në vendin tonë nuk posedon asnjë të dhënë as për numrin e personave me autizëm e as për të tjerët të cilët janë me nevoja ndryshe.

Në panel merrnin pjesë prindërit e fëmijëve me nevoja ndryshe nga Gostivar, pjesa më e madhe e të cilëve janë edhe anëtarë të shoqatës “Bashkarisht mundemi”, e cila momentalisht ka të anëtarësuar 45 persona. LOBI

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 2 Prill, 2021 13:38