Iku nga burgu, policia arrestoi 39-vjeçarin nga Struga

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 10:26

Iku nga burgu, policia arrestoi 39-vjeçarin nga Struga

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 39-vjeçar me iniciale I.M. nga Struga, pasi paraprakisht kishte ikur nga burgu i Strugës.

“Më 22.03.2021, në ora 13:35, në rrugën “JNA” në Strugë, pas urdhrit paraprak të Gjykatës Themelore në Strugë, nga liria është privuar I.M.(39), nga fshati Ladorishtë e Strugës. Ai më herë kishte ikur nga Burgu i Strugës, ku sërish është kthyer për të mbajtur dënimin me burg”, njoftojnë nga MPB-ja, transmeton TV21.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 10:26