Hulumtimi: Kush qëndron pas revistës “Veritas” ?!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 18 Mars, 2021 14:44

Hulumtimi: Kush qëndron pas revistës “Veritas” ?!

Një nga lajmet kryesore të javës që po lejmë pas, pa dyshim që është lajmi i publikuar për plagjiatura të disa profesorëve në Universitetin e Tetovës – UT. Të dhënuat u publikuan në të ashtuquajturën revista “Veritar“, e cila rezulton revistë e re, pasi botimi mban numrin 1 të botimit, shkruan LOBI

Pa kontestuar përmbajtjen e materialit të revistës, dyshimet ngriten mbi legalitetin e veprimtarisë së revistës, pasi adresat në Tetovë e Prishtinë nuk saktësohen. Adresa në Prishtinë është: Edit Durham 52, Prishtinë, 10000, Kosovë. Flitet për një nga sheshet e Prishtinës por pa zbuluar të dhëna të tjera. Adresa në Tetovë është: Rruga “Brakja Milladinovi”, 1200, North Macedonia. Mungon numri i adresës së apostrofuar, sikurse mungojnë edhe numrat e telefonit. Adresa e faqes elektronike Veritas është jashtë funksionit, sikurse edhe posta elektronike.

Nga të dhënat e redaksisë, bie në sy emri i kryeredaktorit të revistës, Assoc.Prof.Dr.sc. Gafar Bajraktari. Me këtë emër kërkimet në internet rezulltojnë ZERO. Nuk figuron asnjë biografi me këtë emër. Nga këtu lind dyshimi se bëhet fjalë për person fiktiv dhe pa identitet. Habitet fakti që edhe redaksia paraqitet me iniciale, gjë që nuk ndodh në asnjë revistë tjetër. Kuadri i angazhuar të paraqitet me iniciale, siç janë: B.Ç, S.A, L.A, G.B, D.M dh J.J si hulumtues dhe B.Ç, D.M dhe J.J si autorë të revistës.

Për këto dilema raportoi edhe Televizioni Alsat.

“Alsat tentoi të hulumtojë mbi të dhënat e revistës Veritas, por faqja e saj zyrtare në internet nuk hapet dhe në internet nuk gjen asnjë të dhënë për kryeredaktorin e kësaj reviste Gafar Bajraktari”, apostrofoi Alsat.

Revista është botur vetëm në versionin elektronik. Përdorimi i revistës në fjalë si burim informacioni nga ana e mediave, mbetet e kontestueshme pikërisht nga dyshimet e ngritura më lartë. Kodi etik i gazetarisë saktëson që gazetari ka të drejtë për qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit, që janë me interes publik, por se gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente.

“Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur”, parashikon Kodi.

LOBI do të vijon hulumtimin dhe në ditët në vazhdim do të sjellë informacione plotësuese. LOBI disponon të dhëna për përfshirjen e të paktën dy subjekteve juridike në RMV në publikimin e revistës, respektivisht resurset e shfrytëzuara në internet për lansimin e revistës. (PJESA 1) VIJON…

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 18 Mars, 2021 14:44