Hulumtim: 200 mijë banorë të Shkupit e kanë kaluar virusin?!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 14:36

Hulumtim: 200 mijë banorë të Shkupit e kanë kaluar virusin?!

Cdo i treti qytetar i Shkupit ka imunitet nga virusi, tregojnë rezultatet e hulumtimit të realizuar nga Instituti për imunobilogji që është realizuar dy javët e kaluara në Shkup.

Hulumtimi është realizuar te 1000 kalimtarë rasti në gjashtë lokalcione në Shkup edhe atë në Karposh, Aerodrom, Cair “Mavrovasja), në Parkun e Qytetit, në rrugën Maqedonia dhe te sheshi Maqedonia. Ekipet janë kujdesur që personat e selktuar të mos jenë nga një familje, respektivisht të marin analiza nga grupe te ndryshme të moshës, transmeton gazeta Lajm.

“Përpunimi i të dhënave tregoi se 31 për qind e personavë të ëprfshirë në hulumtim kanë antitruptha, respektivisht cdo i treti qytetar ka kaluar virusin. Në analizë janë marë mostra edhe nga njerëz që e kanë ditur që e kanë kaluar virusin, por edhe persona që nuk kanë qenë të infektuar ose që nuk e kanë ditur që e kanë kaluar”, thotë drejtori i Institutit për Imunobilogji, Aleksandar Petlickovski, raporton Tv Telma.

Nëse këto hulumtime janë të sakta, atëherë rezulton se në Shkup virusin e kanë kaluar rreth 200 mijë qytetarë, kurse në nivel republikan rreth 600 mijë qytetarë. Sic sqaron Petlickovski, këto rezultate tregojnë se Maqedonia e Veriut është në gjysëm të rrugës së krijimit të imunitetit kolektiv, për cka nevojitet që sëmundjen ta kenë kaluar 60 për qind e qytetarëve.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 14:36