Hoxha për vizitë në Forinën e Çegranin

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Mars, 2021 22:19

Hoxha për vizitë në Forinën e Çegranin

Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha sot i shoqëruar nga deputeti i zonës Fadil Zendeli ka vizituar fshtrat Forinë dhe Çegran ku nga afër ka dëgjuar hallet e banorëve.

Në vazhdën e vizitave, sot, së bashku me deputetin e zonës së Gostivarit z.Fadil Zendeli dhe zëvendësministrin e Arsimit z.Arafat Shabani, i cili poashtu vjen nga zona e Gostivarit, si dhe drejtorin e njësisë rajonale të Gostivarit, z.Besnik Selimi, vizituam fshatin Forinë dhe fshatin Çegran.

Nga afër, u njoftova me hallet dhe problemet me të cilat përballen bujqit dhe blegtorët e kësaj ane. Ne si MPBEU, do angazhohemi maksimalisht që të mundësojmë kushte sa më të mira punë për bujqit dhe blegtorët.

Poashtu i informova blegtorët, se së shpejti do ju lëshohen edhe subvencionet e mbetura, gjithashtu i informova edhe mbi grandet dhe masat e reja nga të cilat mund të përfitojnë bujqit dhe blegtorët.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Mars, 2021 22:19