Hospitalizohen 1135 pacientë me CoVid

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 12:35

Hospitalizohen 1135 pacientë me CoVid

Gjithsej 1135 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus trajtohen në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në qytetet tjera, me ç’rast ka rreth 280 shtretër të lirë spitalor në kovid qendrat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 51 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 483 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Një pjesë e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Në kovid-qendrat në spitalet e qyteteve tjera në 24 orët e fundit janë regjistruar se mjekohen gjithsej 6152 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirusin.

Për shkak të numrit të rritur të pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim, në Shkup është hapur edhe kovid qendra e Klinikës Universitare për Traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezi, rianimim, mjekim intensiv dhe qendër urgjente.

Në 24 orët e fundit, në Klinikat interne dhe qendrat urgjente ka pasur 27 pranime. Në kovid-qendrat në SPQ “8 Shtatori ka pasur 11 pacientë të pranuar dhe 12 ishin pranuar në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle është pranuar një pacient.

Në 24 orët e fundit, në Klinikat interne dhe qendrat urgjente ka pasur 27 pranime. Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 35 pacientë të shëruar. Për momentin në kovid qendrat në Klinikat interne dhe qendrat urgjente mjekohen 225 pacientë.

Në SPQ 8 Shtatori ka gjtihsej 89 të sëmurë, ndërsa në Klinikat për Sëmundje Infektive trajtohen 129 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët Kozle ka 35 pacientë. Në KGJO janë 5 paciente pozitive të hospitalizuara me kovid.

Numri i pranimeve në ditët e fundit është rritur dhe në mëngjes deri në orën 08:00 ka pasur 40 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende plotësuese. Të gjitha repartet infektive kanë mbështetje të oksigjenit dhe mund të kujdesen për pacientët të cilët kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 63 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me KOVID-19. Në Spitalin në Shtip janë hospitalizuar 43 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë janë 25 pacientë, në Veles mjekohen 51 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 95 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19. Në kovid qendrën në Ohër janë hospitalizuar 90 pacientë, në Prilep 104, në kovid qendrën në Gostivar 26, ndërsa në Strugë 20 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 39 pacientë, në Koçan 6. Në Kërçovë 7, në Kavadar 67, ndërsa në Gjevgjeli 16 persona, pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus.

Gjatë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar me të cilën do të lirohen shtretër plotësues. Ndryshe, të gjitha repartet e klinikave spitalore disponojnë me shtretër spitalor deri te të cilat ka mbështetje të oksigjenit. Ministria ka kontroll të gjendjes me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet plotësisht do të zgjerohen

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 12:35