Homazh. Lajmi u fundit për sot!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 8 Qershor, 2021 14:15

Homazh. Lajmi u fundit për sot!

Ky lajm do të jetë lajmi i fundit i publikuar për sot nga redaksia e portalit LOBI. Në shenjë respekti dhe nderimi për kolegun Jeton Aliji, redaksia vendosi që në këtë formë të mbajë homazh për kolegun që në moshë 40 vjeçare ndërroi jetë në Hamburg të Gjermanisë.

Kush ishte Jeton Aliji ?

Lind në Sermnovë të Gostivarit më 21 dhjetor të vitit 1981 ku dhe ndoqi mësimet e shkollës fillore. I dalluar që në bankat e fillores, Aliji vijoi të ndjek ëndrrrat e jetës. Shkollën e mesme e ndoqi në Gostivar për të vijuar studimet në Universitetin e Evropës Juglindore – UEJL Tetovë, ku dhe mbaroi në drejtimin e Shkencave të Komunikimit dhe Mediave.

Jeton Aliji rrjedh nga një familje bujare e Malësisë së Gostivarit dhe trashëgoi emrin e madh të babait të tij, doajenit të muzikës burimore shqiptare të Malësisë së Gostivarit, Azis Aliu.

Karriere e Jeton Alijit ishte e jashtëzakonshme dhe e bujshme. Që se ishte stundet, u angazhua në sektorin e IT të Universitetit.

Në çdo lëmi që u angazhua la rezultate dhe suksese pafund. Pas diplomimit, për dy vite punoi në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), si përkthyes ekselant i gjuhës angleze. Ai zotëronte rrjedhshëm mbi pesë gjuhë të ndryshme duke përfshirë anglishtën, gjermanishtë dhe gjuhën frenge.

Nga viti 2009 deri në vitin 2014, u angazhua në sektorin për marrëdhënie e publikun në Komunën e Gostivarit, për të vijuar pastaj nga vitit 2014 deri në vitin 2016 në kompaninë “Ecolog International”, në Maqedoninë e Veriut, Irak dhe Afrikën Qendrore, duke dhënë kontribut si koordinator dhe asistent i burimeve njerëzore, njofton Gostivari Sot

Ishte viti 2016 që Jetoni tregoi një anë tjetër të talentit të tij, fotografinë. Një pasion që Jetonin e ngriti në piedestal me fotografistë të shquar të Evropës dhe me gjërë. Fotoaparati e nxorri në sipërfaqe si një talent të lindur duke lënë gjurmë me fotografitë e tij që kaluan kufijtë e trojeve shqiptare dhe duke u vlerësuar nga revista prestigjioze ku shpesh pushtoi vendet e para.

Duke ndjekur ëndrrat e jetës, Jetoni bashkë me familjen në vitin 2016 migroi në Hamburg të Gjermanisë. Sa ishte atje, ai punoi për kompani të ndryshme si Bibo GmbH, Kudex GmbH, DHL dhe si Scheduler në M3 Logistics.

Publiku e mban edhe për punën e tij në mediat e qytetit të Gostivarit si një prezantues shumë i suksesshëm. Aliji ka punuar fillimisht në Tv2 dhe pastaj në Tv Globi.

Jetoni asnjëherrë nuk e harroi vendin e origjinës ndërsa një kontribut të jashtëzakonshëm kadh dhënë edhe për procesin e regjistrimit të shqiptarëve në diasporë. I ndjeri la pas vetës dy fëmijë, bashkëshorten dhe nënën e tij.

Redaksia e Portalit informativ LOBI shpreh ngushëllime për familejn Aliji, miqtë dhe gjithë ata që e njohën dhe punuan me Jetonin. Redaksia LOBI

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 8 Qershor, 2021 14:15