Heshtje zgjedhore!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 30 Tetor, 2021 00:04

Heshtje zgjedhore!

Fushata zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale sa po ka mbaruar dhe ka nisur heshtja zgjedhore. Partitë obligohen të mbyllin të gjithë aktivitetet promovuese për rrethin e dytë zgjedhor.

Heshtja do të zgjasë nga mesnata deri të dielën në ora 19. Të dielën në rrethin e dytë do të votohet në 43 komuna dhe në Qytetin e Shkupit kurse rivotim për kryetar komune do të ketë në një vendvotim në Dibër dhe për këshillin komunal në një vendvotim në Shuto Orizare. Të drejtë vote të dielën kanë 1 milion e 353 990 votues në 2481 vendvotime, kjo pasi Gjykata Administrative, në bazë të ankesave nga partitë politike, kishte prishur votimin në këto dy vendvotime.

Të shtunën votojnë të sëmurët, të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat me vendim për izolim. FLAKA

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 30 Tetor, 2021 00:04