Hasani reagon për vaksinimin të qytetarëve të RMV në Serbi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Mars, 2021 20:29

Hasani reagon për vaksinimin të qytetarëve të RMV në Serbi

Ndaj vaksinimit masiv të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në Serbi, ka reaguar zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani.

Ai ka apeluar te qytetarët, që gjatë vaksinimit në Serbi, të respektojnë masat dhe protokollet shëndetësor.

“Duke përcjell aktivisht vakcinimin masiv në fqiun e veriut, apeloj te qytetarët tanë që të bëjnë kujdes dhe ti respektojnë protokollet e distancës, dezinfektimit dhe maskave; meqë kapacitetet spitalore dhe njerzore sa vijnë e harxhohen. Përderisa vdekjet e të afërmve na u kan bërë si serial me pafund epizoda, nuk na duhet edhe një valë tjeter e pandemisë”, shkruan Hasani në facebook.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Mars, 2021 20:29