Hasani prezanton Sallën e re Sportive në Debresh

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 19 Mars, 2021 20:27

Hasani prezanton Sallën e re Sportive në Debresh

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI Gostivar, njëherit zv.ministër i mbrojtjes, Bashkim Hasani, përmes një postimi në Fejsbuk ka publikuar fotografi nga salla e re sportive në Debresh të Gostivarit, njofon Gostivari Sot

Hasani ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për prezantimin e projektit.

“Edhe një sallë sporti. A e dini se ku ndodhet”, pyet Hasani ndjekësit e tij në Fejsbuk, të cilët zbuluan që salla e re ndodhet në fshatin Debresh.

Salla e re e sportit, e cila u ndërtua në oborrin e shkollës fillore “Faik Konica”, është investim i MASH për çka u ndarë mbi 37 milionë denarë.

Objekti ka hapësirë prej 1.200 metra katrorë dhe krahas nxënësve do të mund të shfrytëzohet për organizimin e ndeshjeve në sporte të vogla. Që të sigurohet funksionim i sallës do të punësohen dy persona. Gostivari Sot

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 19 Mars, 2021 20:27