Hasani për vizitë zyrtare në Tiranë, takoi homologun e tij, Koçi

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 19 Mars, 2021 14:00

Hasani për vizitë zyrtare në Tiranë, takoi homologun e tij, Koçi

Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot ka realizuar vizitë zyrtare në Tiranë, ku dhe ka takouar homologun e tij, zëvendësministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Petro Koçi.Falënderova zëvendsministrin Koçi, njofton LOBI

Në prononcimin e tij, Hasani vuri në dije që ka faleminderuar zëvendsministrin Koçi për ndihmën që shteti shqiptar, e në veçanti Ministria e Mbrojtjes i ka dhënë Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë procesit të anëtarësimit në NATO.

“Në takim gjithashtu u bisedua lidhur me bashkëpunimin dy palësh, gjegjësisht realizimin e planit për bashkëpunim bilateral mes ministrive të dy vendeve i cili u nënshkrua në janar të vitit 2021, tashmë si anëtarë dhe partner brenda Aleancës së NATO-s.Theksuam bashkëpunimin e ndërsjelltë në fushën e mbrojtjes, kontributin e përbashkët në misionin e paqes “Mbështetje e Vendosur”, si dhe pjesëmarrjen në trajnime e stërvitje që duhet të vazhdojnë dhe të intensifikohet edhe më tej”, deklaroi Hasani.

Bashkëpunimi midis ministrive të Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë nga viti 2004 e kendej zhvillohet dhe realizohet në bazë të Planit për Bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme të mbrojtjes. LOBI.MK

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 19 Mars, 2021 14:00