Hapin themelet për shtëpi, gjejnë dy granat të pashpërthyera

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 11:26

Hapin themelet për shtëpi, gjejnë dy granat të pashpërthyera

Gjatë hapjes së themeleve për shtëpi në fshatin Banjicë e Epërme të Gostivarit, janë gjetur dy granata të pashpërthyera, njofton LOBI

Siç bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza rasti është denoncuar edhe në polici, prej ku është thirru edhe një ekspertë i qendrës për procedurë të mëtejme.

“Më 14 mars 2021, në ora 18:20, Stacioni Policor Gostivar ka marrë njoftim se në Banjicë të Epërme në Gostivar, gjatë hapjes të themeleve të një shtëpie, janë gjetur dy granata të pashpërthyera. Për rastin në fjalë është njoftuar një piroteknik i autorizuar nga QMK Tetovë për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Menaxhim me Kriza. LOBI.MK

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 11:26