Grubi tregon se çfarë shqyrtuan sot në mbledhjen e Qeverisë
Grubi përmes një postimi në facebook u shpreh:
Sot drejtova mbledhjen e Qeverisë ku shqyrtuam dhe e miratuam informacionin për vazhdimin e procedurës së krijimit të Zonës zhvillimore turistike “Liqeni Treska” në Komunën e Sarajit.
Tashmë në këtë lokalitet ka filluar largimi i kamp shtëpizave, kafeneve, restoranteve, të shkatërruara, të cilat ishin ndërtuar para dyzetë viteve me vetë-kontribut të qytetarëve.
Një pjesë e tokës bujqësore, pjesë e fshatrave Gllumovë dhe Shishovë, që gjendet rreth liqenit Treska është ridedikuar në tokë ndërtimore me qëllim që Komuna e Sarajit të përgatisë plan të detajuar urbanistik dhe me këtë të shënoj pulla të reja ku do të nis ndërtimi i një vikend-lagjeje, një kompleks hotelesh dhe qendër rekreative sportive për zhvillim të eko-turizmit, me çka dhe do të kthehet në funksion liqeni i Treskës.