Grubi takon kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 18 Mars, 2021 10:50

Grubi takon kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi po vazhdon takimet me liderët e Kosovës. Pas takimit me kreun e PDK-së, Enver Hoxhaj, Grubi gjatë ditës do të takohet edhe me liderët tjerë të Kosovës. Grubi tani po mban një takim me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Temë diskutimi në këtë takim është regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, me të cilën Grubi po kërkon ndihmën e liderëve të Kosovës që të thirrin diasporën shqiptare të Maqedonisë së Veriut të regjistrohen në këtë proces.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 18 Mars, 2021 10:50