Grubi: Një vit në NATO

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Mars, 2021 14:09

Grubi: Një vit në NATO

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të një vjetorit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Kisha nderin e madh të cilin ma deleguat ju të dashur qytetarë për të qenë deputet i Kuvendit të vendit tonë në kohën kur Maqedonia e Veriut u anëtarësua në NATO. Jam shumë krenar që bashkë me kolegët deputetë dhe prijësin tonë Ali Ahmeti ishim pjesë kyçe dhe vendimtare e një nga vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen tonë.

Një vit në NATO dhe pjesë e pandarë e komunitetit euroamerikan”, ka shkruar kështu Grubi me këtë rast.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 27 Mars, 2021 14:09