Grubi e ftoi komunitetin turk në bashkëpunim për regjistrimin e popullsisë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 13:21

Grubi e ftoi komunitetin turk në bashkëpunim për regjistrimin e popullsisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka realizuar takim me përfaqësues të komunitetit turk në vend lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë.

Përmes këtij takimi, Grubi dhe përfaqësuesit e komunitetit turk i kanë bërë thirrje popullatës që masovikisht të regjistrohen pasi që e rëndësishme është që secili qytetare dhe komunitet të regjistrohen, derisa përmes personaliteteve që kanë ndikim në shoqëri të përçohet mesazhi deri tek secili qytetar për rëndësinë e këtij procesi.

“Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive z. Grubi është shprehur i hapur për bashkëpunim me komunitetin turk dhe të gjitha komunitetet në
Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatë.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 13:21