Gregg Popovich vendos rekordin historik në NBA

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 6 Janar, 2022 19:12

Gregg Popovich vendos rekordin historik në NBA

Trajneri i San Antonio Spurs, Gregg Popovich, ka vendosur sot një rekord të jashtëzakonshëm në NBA.

Ai bëhet trajneri i parë që drejton të njëjtin ekip për 2000 ndeshje. Pikërisht Spurs.

Ndeshja e tij nr.2000 me San Antonio erdhi me një fitore, 99-97 ndaj Boston, sukses që erdhi pas 4 humbjeve radhazi. Popovich ndodhet te skuadra e Spurs prej 22 sezonesh, duke fituar 5 tituj kampionë në NBA.

Gregg Popovich ka fituar edhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke drejtuar kombëtaren amerikane. Ai është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e NBA-së.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 6 Janar, 2022 19:12