Gostivar, tregoi sjellje agresive në Spital, arrestohet 52-vjeçari

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 11:16

Gostivar, tregoi sjellje agresive në Spital, arrestohet  52-vjeçari

Dje rreth orës 16:00, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria  52-vjeçarin S.S.  nga fshati Vërbeni i Rekës së Poshtme, i cili më herët kishte treguar sjellje agresive dhe kishte ofenduar punonjësit e Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, njofton LOBI

Kundër tij do të pasojë parashtresë adekuate sipas nenit 4 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. LOBI.MK

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 11:16