Gostivar, streohet familja të cilës iu dogj banesa

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 16 Mars, 2021 19:21

Gostivar, streohet familja të cilës iu dogj banesa

Anëtarët e familjes që mbetën të pastrehë pas zjarrit të këtij mëngjesi në një banesë kolektive në rrugën Kej Vardar, janë strehuar dhe do të vendosen në një banesë të siguruar nga Qendra për Punë Sociale – Gostivar.

“Ekipi spacial nga Qendra për Punë dhe Politikë Sociale në Gostivar, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, u siguruan atyre strehim dhe kushte të domosdoshme për jetesë. Në të njëjtën kohë, atyre u ofrohet ndihmë dhe mbështetje psikosociale. Deri më tani, QPPS Gostivar nuk ka marrë ndonjë raport ose informacion në lidhje me ndonjë lloj neglizhence, abuzimi ose sjellje neglizhencë prindërore ndaj ndonjërit prej fëmijëve në familje. Sipas të dhënave të QPPS Gostivar, kjo familje nuk ishte përfituese e ndonjë të drejte apo shërbimi nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve”, thuhet në deklaratë me shkrim nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

Nga aty thonë se janë ekipet nga Gostivari janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë Publike dhe marrin të gjitha masat që janë në kompetencën e tyre ligjore. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka kërkuar nga QPPS Gostivar që të hetojë hollësisht çështjen në lidhje me familjen dhe gjendjen e fëmijëve, pas së cilës do të merren masat e duhura në interes të fëmijëve.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 16 Mars, 2021 19:21