Gostivar, Rinia e BDI shpreh respekt për punën e palodhshme të personelit mjekësor

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 11 Tetor, 2021 16:54

Gostivar, Rinia e BDI shpreh respekt për punën e palodhshme të personelit mjekësor

Respekt për angazhimin maksimal në betejën për të luftuar virusin CoVid-19 dhe porosi për t’u vaksinuar, ka qenë qëllimi i organizimit të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar për të dhuruar lule për personelin mjekësor të Spitalit dhe Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar.

Të rinjët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar gjatë ditës së djeshme qëndruan në Spitalin dhe Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar për të shprehur mirënjohje për mjekët dhe stafin mjekësor që po japin kontribut mbivlerësues për të kaluar sfidën e shekullit që e gjithë bota e quajti luftë me armikun e padukshëm.

Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar vijon me aktivitete të përditshme që organizohen në Green Club, një klub i të rinjëve të Gostivarit.

 width=
Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 11 Tetor, 2021 16:54