Gostivar, fëmijët e Shoqatës “Bashkarisht Mundemi” bëhen me Qendër ditore

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 30 Mars, 2021 21:40

Gostivar, fëmijët e Shoqatës “Bashkarisht Mundemi” bëhen me Qendër ditore

Një lajm i mirë për të gjithë banorët e Gostivarit, por lajm tepër i veçantë dhe i rëndësishëm për fëmijët me nevoja të posaçme dhe familjet e tyre. Shoqata Bashkarisht Mundemi ka hapur dyert e Qendrës ditore për fëmijët e shoqatës. Kjo qendër është projektuar për funksion multi-dimensional, njofton Gostivari Sot

Qendra është e përshtatur dhe dedikuar për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe përmbush një aspiratë të shoqatës Bashkarisht Mundemi të vënë si prioritet tani e tre vite.

“Pas gati tre vitesh që se funksionon shoqata jonë, kjo ishte realizimi i ëndrrës sonë. Të gjitha finansat për përshtatjen e qendrës deri tani kanë ardhur nga vullnetarë të vullnetit të mirë, pra nga donacione. Përveç kompletimit dhe vënies në funksion të qendrës, kemi arritur të angazhojmë edhe një psikologe e cila do të merret me trajtimin e fëmijëve. Tani punojmë për të arritur deri tek fondet për të angazhuar edhe një defektolog dhe logoped. Arritëm deri këtu por besoj që në të ardhmen do të arrijmë të bëjmë ende më shumë për engjujt e shoqatës”, tha mes të tjerash kryetari i Shoqatës Bashkarisht Mundemi, Shpendi Salija.

Brenda ditës, fëmijët do të mund të shoqërohen mes veti, të zhvillojnë kreativitetin e tyre përmes angazhimeve konkrete të dobishme për zhvillimin dhe shëndetin e tyre.

Sipas Salijës, fëmijët do të ndahen në dy grupe, bazuar në moshën e tyre. Çdonjëri grup, do të qëndron në qendër dy here brenda ditës.

Të premteve, parashikohen aktivitete në hapësira të hapura, qofshin këto aktivitete sportive, rekreacion, eksursione apo aktvitete të tjera të kësaj natyre.

Qendra është pajisur me mjete të nevojshme teknologjike, përfshi video projektor, televizora, kompjutorë dhe pajisje të tjera adekuate.

Zyrat janë mobiluar konform standardeve për fëmijët me nevoja të posaçme, ndërsa është pajisur edhe me lodra të ndryshme dhe inventar të nevojshëm për nevojat e fëmijëve gjatë qëndrimit në qendër. Gostivari Sot

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 30 Mars, 2021 21:40