Gostivar, aktakuz për evazion fiskal

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 14:34

Gostivar, aktakuz për evazion fiskal

Pas procedurës hetimore, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka inicuar aktakuzë kundër një personi fizik dhe një juridik për veprat penale – Evazioni fiskal dhe Falsifikimi ose shkatërrimi i librave për evidencë.

“Në periudhën prej 22.12.2016 deri më 20.05.2018, me qëllim për të shmangur pagesë për të cilën ai është i detyruar me ligj, i pandehuri i parë, në cilësinë e tij udhëheqës dhe nënshkruesit i autorizuar për personin juridik të akuzuar nga fshati Toplicë, Komuna e Vrapçishtit, ka feshur para në emër të tatimit mbi vlerën e shtuar, tatim mbi të ardhurat personale dhe tatim mbi fitimin në shumën totale prej 2,447,852 denarë”, njoftojnë nga Porkuroria Publike, përcjell TV Globi.

Në këtë mënyrë, udhëheqësi akuzohet se ka kryer vepra penale “Evazion fiscal” sipas nenit 279 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe paragrafin 3, si dhe falsifikim ose shkatërrim të librave të evidencës sipas nenit 280 paragrafi 2 dhe paragrafi 3 në lidhje me paragrafi 1 i Kodit Penal. Kompania, nga ana tjetër, si person juridik akuzohet se ka kryer krim “Evazioni fiscal” sipas nenit 279 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe paragrafin 2 të Kodit Penal.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 14:34