Gjykimi për dhunën në Kuvend më 27 prill të 2017, po i afrohet fundi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 14:54

Gjykimi për dhunën në Kuvend më 27 prill të 2017, po i afrohet fundi

Trajko Veljanoski nuk ndihet fajtor për ngjarjet e 27 Prillit, por ai ndjen keqardhje për ngjarjen nga e cila, sipas tij, kanë humbur të gjithë. Ish-kryetari i parlamentit në mbrojtje të tij sot para gjykatës, i akuzuar si një nga organizatorët e ndërhyrjes së dhunshme në Parlament katër vjet më parë, tha se nuk e dinte që më 27 prill do të zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit.

Ai iu referua dëshmisë së Zoran Zaev i cili në sallën e gjyqit theksoi se Veljanoski respektoi Rregulloren, gjë të cilën e përsëritën edhe  deputetët e atëhershëm Petar Atansovski nga LSDM dhe Nikola Todorov nga VMRO DPMNE. Veljanovski thotë se ai nuk ka marrë urdhër të hapen dyert parlamentit për të hyrë njerëzit e grumbulluar. Alsat

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 25 Mars, 2021 14:54