Gjithçka që ndodhi në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK’së

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Mars, 2021 23:03

Gjithçka që ndodhi në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK’së

Më shumë se 300 delegatë morën pjesë në Kuvendin e X të LDK-së, për ta zgjedhur kryetarin e partisë.

Është ora nëntë e mëngjesit.

335 delegatët e 38 degëve të LDK-së, kanë një orë kohë te regjistrohen për t’u bërë pjesë e Kuvendit të X-të zgjedhor.

Pas humbjes në zgjdhje nacionale, dhe pas dorëheqjes së Isa Mustafa, është koha për të vendosur se kush do udhëheq me partinë, në dy vitet e ardhshme.

Përveç nënshkrimit, delegatë të LDK-së, për të hyrë në sallën e Kuvendit fillimisht duhej të kalojnë në tunelin dezinfektues.

Rreth hotelit ku LDK mbajti Kuvendin zgjedhor, ishte e pranishme edhe Policia e Kosovës.

Sekretari i partisë, tregoi për T7 nëse ishte kërkese e kësaj partie, që këto njësitet të ishin të pranishme.

Kandidati i parë që arriti në Kuvend, ishte Anton Quni.

Por pak para nisjes së mbledhjes, tregoi se është tërhequr nga gara.

E lajmin se do ketë vetem dy kundër kandidate, Lutfi Haziri e mësoi nga gazetarët.

Mbetja në garë e më pak kandidatëve, shtoi optimizmin tek pretendentët.

Një emër që u përmend se mund të jetë kandidat për t’i prirë LDK-së, ishte edhe Fatmir Sejdiu.

E madje në një përgjigje për T7, Sejdiu e la të hapur mundësinë e kandidimit.

Pasi u afrua ora, kur pritej të nis kuvendi i X-të LDK-së, mediat u lejuan të hynë në sallën ku do mbahej takimi.

Jashtë mbeti një simpatizantë i flaktë i LDK-së.

Kurse brenda në sallën e takimit, u pa që rregullat e pandemisë, nuk po funksiononin.

Në këtë hapësirë u bënë bashkë më shumë se 300 delegatë.

Kur nisen punimet, dyert për gazetarë u mbyllen.

Ishte koha të fillonte gara për kryetarin e LDK-së.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Mars, 2021 23:03