Gjermania, shënjestra kryesore e dezinformimit rus në Evropë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 21:50

Gjermania, shënjestra kryesore e dezinformimit rus në Evropë

Rusia ka vënë Gjermaninë në shënjestër më shumë se cilindo vend tjetër të Bashkimit Evropian, në kuadër të fushatës së saj të vazhdueshme për dezinformim, ka treguar të martën një raport i ri.

Dokumenti i përpiluar nga shërbimi diplomatik i BE-së ka specifikuar se asnjë shtet tjetër i bllokut nuk është ballafaquar me sulme më të dhunshme kibernetike sesa Gjermania.

Sipas raportit, “fushatat sistematike e dezinformimit” kanë filluar në nivelin politik dhe është ndërmarrë nëpërmjet mediave të lidhura direkt me Kremlinin. Raporti është publikuar në kohën, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Rusinë për fushatë të koordinuar dezinformomi, me qëllim të minimit të besimit në vaksinat amerikane kundër koronavirusit.

Autoritetet ruse, ndërkaq, e kanë mohuar përfshirjen në fushata dezinformimi nëpër botë, shkruajnë mediat e huaja.

Bazuar në gjetjet e raportit, që nga fundi i vitit 2015, në Gjermani janë evidentuar më shumë se 700 raste të dezinformimit, por dokumenti nuk ofron hollësi të mëtutjeshme rreth tyre.

Pas Gjermanisë, më së shpeshti në shënjestër të aktivitetit rus është vënë Franca – mbi 300 herë – si dhe Italia me rreth 170 raste.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 21:50