Gjendjen me koronavirusin, a do të kemi masa shtesë?

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 26 Mars, 2021 09:38

Gjendjen me koronavirusin, a do të kemi masa shtesë?

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet për gjendjen me koronavirusin në vend.

Gjatë ditëve të fundit numri i rasteve të reja është katërshfiror, ndërsa numri i vdekjeve është mbi 20.

Javën e kaluar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se mund të ketë masa të reja nëse rritet numri i të infektuarve.

Ndryshe, MSH njoftoi se ka edhe rreth 270 shtretër të lirë për pacientët me Covid-19 në të gjithë shtetin.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 26 Mars, 2021 09:38