Gërvalla: Nuk tërhiqemi nga Ligji për Zgjedhje

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 2 Prill, 2021 21:13

Gërvalla: Nuk tërhiqemi nga Ligji për Zgjedhje

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se si LVV kanë provuar që ta procedojnë në procedurë të përshpejtuar mundësinë që mërgata të votojë në ambasada dhe konsullata, por siç thotë ajo nuk patën sukses, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka deklaruar se arsyet i dinë vetëm opozita për bllokimin e mundësisë për mërgatën.

“Provuam ta procedojmë në procedurë të përshpejtuar mundësinë që mërgata të votojë në ambasada dhe konsullata, por sonte nuk patëm sukses. Opozita ishte shumë unike në bllokimin e kësaj mundësie. Arsyet i dijnë vetëm ata”, ka shkruar ajo.

Gërvalla thotë se nuk tërhiqen nga Ligji për Zgjedhje të Përgjithshme.

“Ne nuk tërhiqemi nga ky ligj. Në fund të fundit, edhe në procedurë të rregullt do të votohet dhe atë shumë shpejt. Premtimin tonë do ta mbajmë. Mërgata jonë është thesari ynë më i çmuar dhe ne asnjë herë nuk do të heqim dorë prej saj, ashtu si ajo nuk heq dorë nga Kosova”, tha ajo.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 2 Prill, 2021 21:13