Gazeta prestigjioze “The Copenhagen Post”, shkruan mbi karrierën diplomatike të Ambasadorit Faton Bejta

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 2 Korrik, 2021 20:12

Gazeta prestigjioze  “The Copenhagen Post”, shkruan mbi karrierën diplomatike të Ambasadorit Faton Bejta

Magazina “Diplomacy” e cila publikohet në suaza të gazetës prestigjioze  “The Copenhagen Post”, në Kopenhagë të Danimarkës në numrin e muajt Qershor i ka kushtuar një hapësirë të veçantë biografisë së Ambasadorit fuqiplotë dhe të jashtëzakonshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Danimarkës, Faton Bejta, transmeton Flaka

“Diplomacy Magazine” theks të veçantë i ka kushtuar karrierës diplomatike të ambasadorit Bejta gjatë angazhimit të tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut por edhe angazhimit të tij diplomatik në Greqi dhe Rumuni.

“Përvoja e grumbulluar nga një master në të Drejtën Ndërkombëtare e ka bërë Faton Bejta një diplomat shumë të kërkuar. Ai shërbeu si sekretari i Komisionit për Shënjimin dhe Demarkimi i Kufirit Shtetëror të Republikës së Maqedonia e Veriut me Serbinë, Kosovën, Shqipërinë dhe Bullgaria nga viti 2007 deri në vitin 2008. Nga viti 2019 deri në vitin 2021 ka qenë shef i Departamentit për Marrëdhënie Bilaterale me vendet e fqinje. Ka qenë si nënkonsull në Zyrën për Çështje Konsullore, Ekonomike dhe Tregtare të RMV në Greqi. Më herët ka shërbyer në ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Rumuni”, shkruan magazina “Diplomacy” e  The Copenhagen Post”.

Ambasadori Faton Bejta misionin diplomatik në Danimarkë e filloi në dhjetor të vitit të kaluar. Flaka

 width=
Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 2 Korrik, 2021 20:12