Gastronomët protestë para Qeverisë, dasma pa valle

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 20:47

Gastronomët protestë para Qeverisë, dasma pa valle

Përderisa Qeveria vendosi orë policore për gjithë territorin, gastronomët protestuan para Qeverisë duke kërkuar hapjen e restoranteve per dasma.  Pa valle, përshëndetje dhe me distancë propozojnë që të organizohen festimet familjare nëpër restorante.

 “Ne jemi të vetëdijshëm për situatën epidemiologjike në vend dhe për këtë arsye në këtë fazë të parë nuk duam që të rrezikojmë shëndetin e njerëzve por vetëm kërkojmë të drejtën tonë legjitime të punojmë në bazë të protokolleve”, tha Lulzim Asani – gastronom.

Ata ankohen se ende nuk i kanë marrë ndihmat nga pakoja e pestë ekonomike e cila ende nuk është votuar në Kuvend.

 “Ende nuk ka paralajmërim se kur do të paguhet ndihma që u paralajmërua për pagën e muajit shkurt. Pra, do të jetë një problem serioz nëse shtyhet sepse ne e dimë mirë situatën në Kuvendin tonë”, u shpreh Perica Golomejiq.

Duke parë gjendjen me Kovid-19 tani për tani nuk pritet që Qeveria të merr parasysh kërkesat e tyre.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 20:47