Gashi e akuzon, Zaev: Gashin e kam mik!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 26 Mars, 2021 10:23

Gashi e akuzon, Zaev: Gashin e kam mik!

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka reaguar pasi kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se do të realizojë të hënën takim me kryetarin e VMRO-së, Hristijan Mickoski.

“Zoran Zaev, prej kur ke filluar me takime njëetnike për çështje shtetërore? Çka do thoshe po t’ia fusnim edhe ne një takim shqiptarësh?! Ku na shpie kjo? A hoqe dorë më prej thirrjes për “një shoqëri” apo atij slogani i ka munguar një fjalë – “një shoqëri maqedonase”?, shkruan Gashi.

Ka ardhur përgjigja nga Zaevi i cili ka thënë se Gashi është mik i tij dhe se dëshiron që ta sheh deklaratën e tij, percjell Lobi.

“ Dua ta shoh deklaratën sepse ai është bashkëluftëtari im për një shoqëri për të gjithë, për qytetarë të barabartë, për të drejta dhe obligime të ngjashme. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Unë vetëm mund të them se pa dallim se kush gjendet në pozitë ose opozitë, të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe në këtë mënyrë e dyfishojmë ose trefishojmë suksesin në shtet. Për këtë e pranova edhe takimin ftesën e  kryetarit të partisë më të madhe në opozitë, Hristijan Mickoskit”, ka deklaruar Zoran Zaev.

Ai ka treguar edhe temat që pritetn të diskutohen në takimin me Mickoskin.

“Do të flasim për të gjitha procedurat e bllokuara, që dje dhanë sinjal se mund t’i zgjidhim, siç ishte pranimi i menjëhershëm i kryetarit të Kuvendit dhe i shumicës parlamentare, propozimi i opozitës, që të vendoset prioritet votimi i nevojës i ligjeve që nënkuptojnë ndihmë dhe mbështetje për popullatën. Për projektet ekonomik. Më vjen mirë që me siguri të hënën të njoftojmë se është gjetur zgjidhjes mes dy subjekteve më të mëdha për kodin zgjedhor, vendosja e gjurmëve të gishtërinjve, besoj se Kuvendi do ta vendos së shpejti në rend dite, që ta zgjidhim atë çështje. Pra kemi shumë tema për të diskutuar”, shtoi më tej Zaev. 

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 26 Mars, 2021 10:23