Flet Zaev: Shumica e qytetarëve dhe deputetëve qëndrojnë pas kauzës sonë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 8 Nëntor, 2021 15:13

Flet Zaev: Shumica e qytetarëve dhe deputetëve qëndrojnë pas kauzës sonë

Ai ka thënë se për një deshirë të kotë për pushtet, ata (Opozita),  ishin gati ta çonin vendin mbrapa dhe t’i bënin njërëzit të vuanin.

“Këto ditë jemi dëshmitarë të kërcënimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe të barabartë, qetësisë së qytetarëve brenda dhe marrëdhënieve të mira me fqinjët”, ka shkruar fillimisht Zaev.

Ai tutje ka thënë se demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona.

“Por ky vend ka popullin, qytetarët, demokratët, luftëtarët, politikanët dhe partitë e veta që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të kapin dhe shkatërrojnë përsëri vendin. Kauza jonë është edhe civile edhe shtetërore. E di që shumica e qytetarëve tanë dhe shumica e deputetëve tanë qëndrojnë me krenari pas kësaj kauze. Demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona”, ka përfunduar ai./ Alsat.mk

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 8 Nëntor, 2021 15:13