FLAKA analizon: Cilat parti cilat ligje i bllokuan?
Agjencia e Lajmeve FLAKA analizoi se cilat ligje u “bombarduan” më shumë nga deputetët. Vetëm pesë ligjet që duhet të mundësojnë pensionin e detyrueshëm në moshën 64 vjeç, kanë 2,195 vërejtje vetëm nga VMRO-DPMNE. Kjo parti ka paraqitur edhe 2.029 amendamente për ndërtimin e Qendrës së re Klinike, 929 për projektligjin për komisionin shtetëror që duhet të vendosë për mosmarrëveshjet në shkallën e dytë, si dhe 550 amendmanete në projektligjin për shtetësinë.
E Majta aktualisht po bllokon ligjin për letërnjoftime me 1.314 amendamanete të paraqitura. Nuk ka asnjë amendamanet në ligjet e tjera që janë aktuale në Kuvend.
Sidoqoftë, një numër rekord i amendamenteve vjen nga opozitën shqiptare. Këto janë ligjet që ata kanë bllokuar:
Projektligjet për kambialin dhe ligjin për Fondet IPA kanë më së shumti amendamante – 3.000 secili. Ligjet për Lojërat e Fatit, Ligji për Kundërvajtje dhe Ligji për Qira me 2.000 amendamanete. Por opozita shqiptare ka gjithashtu 300 vërejtje në lidhje me ligjin për produktet kozmetike.
Ndër ligjet e sapo bllokuara nga partitë e Zijadin Sela dhe Afrim Gashit, me 1.000 amendmanete, është projektligji për mbështetjen financiare si pjesë e paketës së pestë të masave anti-krizë. 23,000 qytetarë mezi po e presin, të cilët duhet të marrin 6,000 denarë ndihmë financiare. Partitë e tjera nuk kanë kundërshtime ndaj këtij ligji. Por Aleanca dhe Alternativa shpjegojnë se përparësia e tyre është ligji për shtetësinë, dhe nëse qeveria do që këto para të arrijnë te qytetarët e rrezikuar nga pandemia, atëhetë proprozim-ligjin do ta propozonin jo të rregullt, por me procedurë të shkurtuar.
Dje, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, bëri thirrje për “mendje të shëndoshë”. “Deputetët të fitojnë pagën e tyre sepse, pavarësisht bllokimit me amendamente, nuk mund të sigurohet kuorum për seancë”, tha ai.
Sipas të dhënave të FLAKA, 60 ligje të tjera mbahen të bllokuara në sirtarët e Kuvendit, të mbuluara me amendamente nga përbërja e mëparshme parlamentare. Disa amendamente nga E Majta në muajt e fundit kanë qenë shaka të pastra. Deputetët nuk duhet të veshin triko, por edhe shenja të pedikyrëve dhe salloneve për manikyr. Vezët e Pashkëve ishin gjithashtu midis amendmaneteve të tyre.
Amendamentet në kuptimin juridik nënkuptojnë plotësimin, qartësimin, rregullimin e mëtejshëm të një ligji, i cili duhet të sigurojë kushte më të mira për qytetarët. Por ne jemi dëshmitarë që na ndodh tamam e kundërta. Lojërat politike i kushtojnë shtetit shumë para.
Për momentin, nuk mund të votohet as vendimi për ta vazhduar krizën në vend, sepse bllokohet nga Aleanca për Shqiptarët me 550 amendamante. FLAKA