Fiton minimalisht Man United kundër Aston Villës së Gerrardit

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 10 Janar, 2022 23:12

Fiton minimalisht Man United kundër Aston Villës së Gerrardit

Manchester United ka marrë një fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme.

Në kuadër të 1/32 të Kupës FA, Manchester United ka shënuar fitore minimale ndaj Aston Villa.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua herët në minutën e tetë të takimit, nga mesfushori Scott McTominay.

Aston Villa gjeti golin e barazimit në minutën e 51’, por VAR-i vendosi të anulonte golin për një pozitë jashtë loje.

Skuadra e Ralf Rangnick administroi mirë epërsinë deri në fund të ndeshjes dhe tashmë kalon në fazën tjetër të garave.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 10 Janar, 2022 23:12