Finalja e Kupës FA do të luhet nën praninë e tifozëve

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Mars, 2021 22:38

Finalja e Kupës FA do të luhet nën praninë e tifozëve

Finalja e Kupës FA, e cila është planifikuar të mbahet më 15 Maj është një nga momentet më kryesore të sezonit të futbollit në Angli dhe do të sjellë dhe rikthimin e tifozëve në stadium, percjell LOBI

Pas shumë diskutimesh, duket se qeveria angleze ka marrë vendimin që finalja e Kupës FA të luhet nën praninë e 20 mijë tifozëve në shkallët e stadiumit legjendar Wembley.

Kjo mund të jetë një shenjë e mirë për të ardhmen, ku shpresohet që tifozët të rikthehen në stadiume ku mungojnë prej një viti, që nga shpërthimi i pandemisë.

Për herë të parë pas disa kohësh, duket se do të shohim një ndeshje në Angli me tifozë dhe ndoshta kjo do të shërbejë edhe për shtetet e tjera që shumë shpejtë të hapin dyert e stadiumeve.

Ky vendim është pritur shumë mirë nga tifozët e ndërkohë finalja e Kupës FA, do të jetë ndeshja me më shumë tifozë në Angli që nga Marsi i vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia Covid-19.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 14 Mars, 2021 22:38