Figurat e vjetra në BDI t’i leshojne rrugë reformës

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 28 Mars, 2021 14:01

Figurat e vjetra në BDI t’i leshojne rrugë reformës

Zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, amendamentet e opozitës në kuvend dhe përçarjet brenda BDI-së janë evidente në opinionin publik.

Pohimet e fundit që vijnë nga grupi i të revoltuarve brenda BDI-së thonë se kjo parti po shkrihet në LSDM, andaj ata kanë vendosur të distancohen nga e njëjta.

Sa i takon pretendimit të shkrirjes së BDI-së në LSDM, Maksuti thotë se nuk e beson këtë tezë, por sidoqoftë BDI-së i duhen reforma.

“Jo assesi nuk mund ta pranoj këtë tezë se BDI-ja shkrihet, nuk mund të shkrihet, nuk e besoj këtë se mund të ndodhë. Por se vërtetë duhet reforma të kësaj partie kjo është mjaft evidente, d.m.th. njerëz që kanë kontribuar në këtë parti me vite tash me decenie, duhet të jenë të bindur se shoqëria kapet për individëve të caktuar, këta duhet ta lirojnë hapësirën për reforma dhe njerëz të rinj”, tha  analisti Mersim Maksuti.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 28 Mars, 2021 14:01