Fevziu: Sot është dita të vërtetohet se sa shqiptarë janë në Maqedoni

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 21:58

Fevziu: Sot është dita të vërtetohet se sa shqiptarë janë në Maqedoni

Blendi Fevziu edhe sot në emisionin Opinion ka përsëritur apelin drejtuar mërgimtarëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për tu bashkuar në procesin e regjistrimit të popullsisë, njofton LOBI

“E bëra dje do ta përsëris edhe sot. Do ta përsëris edhe ditëve në vijim. Është një prej momenteve më të rëndësishme për të gjithë shqiptarët por sidomos për shqiptarët e Maqedonisë. Shqiptarët atje për vite e vite me radhë kanë sfiduar padrejtësitë e jetesës në shtet. Kanë sfiduar kushtetutën e vjetër të Maqedonisë që e shpallte atë shtet të maqedonasve. Janë munduar të imponojnë të drejtat e tyre, kanë luftuar ta tregojnë sa është numri real i tyre. Sot është dita të vërtetohet se sa shqiptarë janë në Maqedoninë e Veriut, ndaj regjistrohuni. Ata që jetojnë në Republikën e Maqedonisë është një proces që zgjat 3 deri 5 minuta për të treguar që janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, edhe nëse kanë pasaportë gjermane, edhe nëse kanë pasaportë të një shteti që nuk lejon dyshetësinë. Mjafton që të kenë një certifikatë të lindjes, një ID, një dokument që i lidh me Republikën e Maqedonisë. Është një sfidë e shqiptarëve kudo, është një sfidë e shqiptarëve të Maqedonisë. Nëse jeni indiferent për vete, bëjeni për prindërit tuaj, bëjeni për gjyshërit tuaj, bëjeni për të gjithë ata që kanë luftuar për të treguar se sa shqiptarë janë realisht në Maqedoninë e Veriut. Ndaj regjistrohuni për të justifikuar në një farë mënyrë dhe për të respektuar veprën e tyre”, potencoi Fevziu në fillim të emisionit Opinion sonte në Tv Klan, ku i ftuar është zv.kryeministri i parë, Artan Grubi. LOBI

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 23 Mars, 2021 21:58