Feniksi, vazhdon të jetë skuadra më e mirë në NBA

Drin Zenku
Nga Drin Zenku 25 Janar, 2022 10:11

Feniksi, vazhdon të jetë skuadra më e mirë në NBA

Skuadra e Feniksit vijon të jetë skuadra më e mirë e NBA-së, duke fituar së fundit edhe ndaj Juta Xhazit me rezultatin 115-109. Ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, ku për Feniks u dallua i zakonshmi Kevin Buker me 33 pikë, mbështetur edhe nga Kris Poll me 27 pikë e 14 asiste.

Fitore në sekondat e fundit shënoi Klivlendi, që mundi 95-93 Nju Jorkun, sfidë ku diferencën në parket e bëri Lov, me 20 pikë e 11 kërcime. Çikago vijon të jetë në garë për kreun në Konferencën e Lindjes, duke fituar 111-110 ndaj Oklahoma. Tri lojtarë të Çikago Bulls realizuan mbi 20 pikë.

Vuçeviç ishte më i miri me 26 pikë e 15 kërcime, mbështetur edhe nga Dosunmu me 24 pikë e LaVine me 23 pikë. Skuadra e Nju Orlinsit, falë 25 pikëve të Grahamit, triumfoi 117-113 ndaj Indiana Pejsersit.

Drin Zenku
Nga Drin Zenku 25 Janar, 2022 10:11