‘Falë’ Coutinhos, Barcelona mund të regjistrojë Ferran Torres

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 7 Janar, 2022 23:34

‘Falë’ Coutinhos, Barcelona mund të regjistrojë Ferran Torres

Gjatë së premtes u zyrtarizua edhe huazimi i Philippe Coutinhos te Aston Villa deri në fund të këtij edicioni.

Sipas “Esport3”, Coutinho ka pranuar që përgjysmojë të ardhurat e tij, për këtë shkak, katalanasit nuk do të paguajën asgjë nga paga e tij gjatë kohës sa ai është në huazim te skuadra angleze.

Kështu, Aston Villa do të paguajë 65 për qind të të ardhurave të tij normale.

Për këtë shkak, Barcelona do të mund të regjistrojë edhe zyrtarisht Ferran Torres në skuadër, i cili u transferua nga Manchester City për 55 milionë euro.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 7 Janar, 2022 23:34