Eurodeputeti mbështeti vendimin e Alternativës për tu bërë pjesë e Qeverisë
Lideri i Alternativës, Afrim Gashi sot ka zhvilluar një takim me raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, euro-deputetin bullgar Ilhan Kyuchyuk.
“Me të biseduam për agjendën e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, për mundësinë e hapjes së negociatave dhe për zgjidhjen e kontestit të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.
News33 përcjell se Deputeti Ilhan Kyuchyuk ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut në rrugën euro-integruese. Ai gjithashtu e përshëndeti edhe vendimin e Alternativës që në mbledhjen e mbrëmshme i dha shans agjendës euro-atlantike të vendit dhe uroi që ato bisedime të kenë epilog të suksesshëm.
“Unë e falënderova mikun tim Kyuchyuk për takimin dhe bashkërisht u zotuam se do të vazhdojmë të komunikojmë e bashkëpunojmë për të ardhmen e përbashkët europiane,”