Ermal Fejzullahu rrëfen historinë interesante

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 21:58

Ermal Fejzullahu rrëfen historinë interesante

Ermal Fejzullahu është prej artistëve më të dashur dhe më të suksesshëm shqiptarë.

Këngëtari i mirënjohur fal karrierës së bujshme ka arritur që të jetë edhe aristi më i kërkuar për mbrëmje muzikore, koncerte e ahengje familjare dhe në kohën para pandemisë ai është paguar me shuma të majme parash.

Por, përveç të ardhurave Ermali dhe kolegët e tij kanë ka mundësi që të udhëtojnë në vende të ndryshme të botës, nga ku përballen me situata të ndryshme.

Një ngjarje Ermali e ka treguar së fundi i ftuar në emisionin “Ndryshe” në “Top Albania Radio”, ku këngëtari tregoi një histori interesante.

Ai rrefeu se në një koncert në Itali ku ishte i ftuar bashkë me Sinan Hoxhën dhe në vend të pagesës atyre ju ofruan drogë.

“Sa të duash raste… Isha njëherë me Sinan Hoxhën në një koncert në Itali dhe erdhi njëri dhe na tha ‘Sinan ta kam zbardhur fytyrën’. Ne nuk e morëm vesh… por ai nuk na dha lekët, ishte njëri prej tyre. Kur pamë në fund që e kishte mbushur atë… e dini ju me çfarë (kokainë)…”, u shpreh Ermali.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 9 Mars, 2021 21:58