Erling Haaland mendon për të ardhmen e tij!

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 26 Shkurt, 2022 08:30

Erling Haaland mendon për të ardhmen e tij!

Aktualisht i dëmtuar, Erling Haaland e ka mendjen te e ardhmja, ndërsa disa liderë evropianë kërkojnë që ta kenë norvegjezin pjesë të tyre. Pavarësisht se kontrata e tij e detyron atë të luajë me Borussia Dortmund deri në qershor 2024, sulmuesi 21-vjeçar duket se do të ndryshoj klub verën e ardhshme me shumë të interesuar për kartonin e tij.

Mediat në Francë raportojnë se PSG e ka bërë prioritet të tyre zëvendësimin e Kylian Mbappe, por Real Madrid, Barcelona, Manchester City dhe Bayern Munich janë gjithashtu të gatshëm për të afruar norvegjezin. Nga ana e tij, megjithatë, Haaland duket se është duke menduar vetëm për një mundësi.

Sipas mediave franceze, burime pranë Erling Haaland kanë bërë të ditur se ndonëse ai pëlqen shumë skuadrën e Real Madrid, për momentin lojtari dëshiron të jetë i përqendruar vetëm te rikuperimi, për t’i vëzhguar në një moment të dytë klubet që e kërkojnë, megjithatë ai moment i dytë bëhet e ditur se do jetë gjatë muajit mars, pasi sulmuesi të konsultohet me familjen e tij dhe agjentin Mino Raiola.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 26 Shkurt, 2022 08:30