Ekspertët bullgarë: Autobusi ka qenë i vjetër 15-20 vjet, është riparuar në Turqi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 26 Nëntor, 2021 13:49

Ekspertët bullgarë: Autobusi ka qenë i vjetër 15-20 vjet, është riparuar në Turqi

Ekspertët bullgarë  këtë të premte pas një verifikimi të bërë autobusit të agjensisë “Besa Trans”, i cili u shkrumbua në një autostradë në Bullgari u mori jetën 45 shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut.

Mediat bëjnë me dije se sipas ekspertëve autobusi që u aksidentua në Bullgari nuk është i vjetër tre vite, por së paku 15-20 vite.

Ndër të tjera drejtori ekzekutiv i Shoqatës Nacionale të Transportit me Autobusë dhe ish-anëtar i komisionit të transportit në Kuvendin e Bullgarisë, Ivajllo Konstantinov, autobusi është model i viteve 2005-2008

“Është e mundur që kompanitë e Maqedonisë përmes riparimit pretendojnë se autobusët janë të ri. Gjatë riparimit ndërrohen pjesët e vjetra, dhe vendosen pjesë të reja moderne. Por kjo çon drejt kompromitimit të izolimeve origjinale nga fabrika që i ka prodhuar dhe që janë kundër zjarrit, rezistuese ndaj zjarrit. Izolimi tjetër i vendosur nuk dihet se nga çfarë materiali bëhet. Unë nuk dij se çfarë, por nëse dikush thotë se autobusi është i vjetër më shumë se tre vjet, kjo nuk është e vërtetë, sepse shihet se çfarë modeli është”, ka theksuar Konstantinov.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 26 Nëntor, 2021 13:49