Ejupi viziton Dibrën, paralajmëron investim prej 7.4 milion denarë

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 18 Mars, 2021 15:13

Ejupi viziton Dibrën, paralajmëron investim prej 7.4 milion denarë

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Resmi Ejupi sot ka vizituar qendrën ndërkomunale për punë sociale në Dibër si dhe çerdhen Breshia në qytetin e Dibrës, njofton LOBI

“Ne qendrën ndërkomunale për punë sociale të qytetit te Dibrës patëm takim me drejtorin Kreshnik Paçuku ku u bisedua për rrjedhojen e punëve të qendrës sociale të qytetit të Dibrës.Takimi vazhdoi në çerdhen e qytetit ku u mirëprita nga drejtoresha e çerdhes Ajrije Daçi, ku edhe vizituam objektin shtesë të cilin e kanë ndërtuar me mjete vetanake me vlerë prej 7 milion denarësh, objekt në të cilin Ministria për Punë dhe Politikë Sociale e ka në programin e vitit 2021 ku planifikohet të pajiset dhe të përfundohet objekti. Vlera e investimit do të kap shumën prej 7.4 milion denarësh dhe pritet qe ndërtimi të fillon brenda këtij viti”, shprehet Ejupi.

Gjatë këtyre takimeve Ejupi ishte i shoqëruar nga kryetari i degës së BDI në Dibër, Artim Spahiu si dhe nga deputetja e zonës, Arbana Pasholli. LOBI

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 18 Mars, 2021 15:13