Ejupi ndau vendimet për administratorët e rinj në Qendrën për punë sociale në Gostivar
Gjatë ditës së sotme në hapësirat e Qendrës ndërkomunale për punë sociale në qytetin e Gostivarit, sekrerari shtetëror në MPPS, Resmi Ejupi morri pjesë në ndarjen e vendimeve të reja të punës për dhjetë administratorë nga programi K-5, njofton Gostivari Sot
“Të gjithë administratorët janë transferuar në Qendrën ndërkomunale për punë sociale në Gostivar, ku njëkohësisht isha i pranishëm në nënshkrimin e vendimeve të administratorëve”, tha Ejupi.
Të njejtit do të fillojnë me punë që nga data 1 prill.
Punonjësve të ri ju urojmë suksese në punë në të ardhmen, shprehet Ejupi.