Ejupi avancion kuadrot shqiptare në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 30 Korrik, 2021 14:16

Ejupi avancion kuadrot shqiptare në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale

Nga sot, 2 udhëheqës të Sektorëve, 2 udhëheqës njësishë 5 këshilltarë dhe 1 referent i pavarur që të gjithë kuadro shqiptare, do të veprojnë në hierarkinë e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Sekretari Shtetëror, Resmi Ejupi, ka nënshkruar vendimet e reja të administratorëve, të cilët pas konkursit të brendshë u avancuan në pozita më të larta të nënpunësve administrativ, njofton Flaka

“Gjatë ditës së sotme nënshkrova vendimet e reja të administratorëve, të cilët pas konkursit të brendshë u avancuan në pozita më të larta të nënpunësve administrativ. Në këtë konkurs i cili ishte i hapur për 19 administartorë, u avancuan edhe 9 kuadro shqiptare të cilë janë të punësuar në Ministrinë e punës dhe politikës social. Avancimet u bënë ne të gjitha nivelet edhe atë 2 udhëheqës të Sektorëve, 2 udhëheqes njësishë 5 këshilltarë dhe 1 referent i pavarur. Urime dhe suksese për të gjith administratorët”, deklaron Ejupi.

Kujtojmë që në këtë ministri, më tepër se një dekadë nuk ka pasur avancime të kuadrove shqiptare, edhe nga shkaku asnjë nga tre postet kryesore, siç janë ministri, zv.ministri apo sekretari shtetëror, nuk kanë qenë shqiptar. Me emërimin e Ejupit, edhe në këtë institucion ka filluar avancimi i kuadrove shqiptare. FLAKA

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 30 Korrik, 2021 14:16