E tmerrshme, fëmia që humbi jetën nga zjarri ishte lidhur me zinxhirë
Detaje të tmerrshme nga ngjarja tragjike në Gostivar rrjedhin nga informacionet e Prokurorisë Publike. Gjetjet fillestare të ekipit mjekësor në vendin e ngjarjes tregojnë se fëmija ishte i lidhur me zinxhirë në këmbë gjatë kohës së shpërthimit të zjarrit, njofton LOBI.
“Gjetjet fillestare të ekipit mjekësor në vendin e ngjarjes tregojnë se fëmija ishte i lidhur me zinxhirë në këmbë gjatë kohës së zjarrit. Sipas familjes, arsyeja e lidhjes ishte se fëmija ishte agresiv. Prokuroria po ndërmerr të gjitha veprimet për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale”, thuhet në deklaratë e Prokurorisë”, thonë nga Prokuroria e Gostivarit.
Prokuroria Publike njofton se ekipe nga ky institucion tashmë po kryejnë hetime në banesën që u përfshi sot nga flakët, ku jetë ndërroi një 7-vjeçar. Priten hetimet nga ekipet special në departamentin për krim-teknikë në MPB. LOBI.MK