E ardhmja e yllit brazilian është në dyshim

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 13 Shkurt, 2022 16:17

E ardhmja e yllit brazilian është në dyshim

Liverpool raportohet se është duke e përgatitur kontratën e re për Roberto Firmino-n, raportojnë mediat angleze.

E ardhmja e brazilianit është në dyshim, por duket se ‘The Reds’ nuk duan të heqin dorë nga shërbimet e Firminos.

Kontrata aktuale e 30-vjeçarit me Liverpoolin skadon në vitin 2023, por krerët e skuadrës nga ‘Anfield’ synojnë që ta mbajnë edhe disa vite lojtarin në skuadrën e tyre.

Firmino është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Jurgen Klopp, duke shënuar katër gola dhe tri asistime në 14 ndeshjet e këtij sezoni në Premier League.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 13 Shkurt, 2022 16:17