Dy të vrarë dhe 13 të plagosur gjatë një feste në Chicago

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 12:19

Dy të vrarë dhe 13 të plagosur gjatë një feste në Chicago

Dy të vdekur dhe 13 të plagosur nga një sulm me armë zjarri në një festë në Chicago të SHBA.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm, sipas orës lokale, teksa një person, i paidentifikuar filloi të qëllojë pas një konflikti me njerëzit e tjerë në festë rreth orës 4:41 të mëngjesit, tha Departamenti i Policisë në Chicago.

“Ishte një skenë kaotike me ndihmësmjekët që filluan të bënin triazh“, tha Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve Juan Hernandez.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 15 Mars, 2021 12:19